Τετάρτη, 7 Νοεμβρίου 2007

Dialog me Prokrustin


Dialog me Prokrustin!...
Nga Ardi Stefa

A bëhet dialog me Prokrustin?
A është e mundur të bëhet dialog me Prokrustin?!
Besoj se është e pamundur. Pasi Prokrusti, (emri i vërtetë ishte Damast ose Polipemon), në mitologjinë greke ishte një hajdut me famë i Athinës. Ai u quajt Prokrust (ai që zgjat, shtrin, pret gjymtyrët) për shkak të torturave që bënte. Ai i kapte të gjithë udhëtarët që kalonin pranë Koridalosë (mos vallë prandaj 2000 vjet më vonë në atë zonë u ngrit burgu i sigurisë së lartë?), pra ai i kapte të gjithë udhëtarët dhe i vendoste në një shtrat të hekurt. Në qoftë se ata ishin të shkurtër për këtë shtrat, Prokrusti i zgjaste. Në qoftë se ata ishin më të gjatë se shtrati, atëherë ai u priste këmbët!
Ky ishte Prokrusti. Këto ishin bëmat e tij!
Ndoshta pyetja ime e fillimit është retorike, pasi dialogu me Prokrustin është i pamundur. Kur ti ke ndër mend të fillosh të dialogosh me të, ai ndërkohë ka filluar të të presë gjymtyrët, ose të të tërheqë që të të zgjasë sipas masave të tij.
Prandaj dialogu me të është i pamundur. I pamundur.
Përse e nisa këtë “dialog me Prokrustin”?
Për arsyen e vetme se me rastin e festës kombëtare të Greqisë, me dhjetëra nacionalistë, patrioto-racistë, qoftë grekë qoftë shqiptarë parakaluan nëpër panelet e emisioneve të ndryshme televizive.
I tillë ishte rasti i të vetëdeklaruarit: “Racist, antidemokrat dhe antisemit”, K. Plevri, babai i famshëm i deputetit “demokrat” të Karaxhaferrit, i cili akuzoi dhe anatemoi emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, fëmijtë e tyre që guxojnë të jenë të parët në mësime dhe janë flamurtarë e ngrenë flamurin e Greqisë ne festa kombëtare, në një kohë që normalisht duhet të shkohen në hell se po prishin Greqinë e pastër!...
Siç deklaroi edhe vetë Karaxhaferri, greku me gjakun më të kulluar grek: “Ne nuk jemi racistë dhe as ksenofobë, por duhet të lemë të qëndrojnë në Greqi aq emigrantë sa duam ne. Përndryshe do të na marrë lumi. Ne jemi parti demokratike dhe jo raciste. Po qe se do të luanim me kartën e racizmit dhe ksenofobisë, do të kishim marrë 10-15%. Preferuam të marrim 4% e të jemi “në lojë”, sesa 15% e të jemi në një cep!”...
Faleminderit zoti Karaxhaferri për mirëkuptimin dhe nderin që na bëtë neve emigrantëve që nuk na anatemuat, dhe nuk na përçudnuat publikisht!... Ua dimë për nder!...
Ashtu sikundër është edhe rasti i prefektit të Selanikut, Psomiadis, i cili vazhdon të shkruajë eposin e tij të famshëm, Panajotispsomiada. P. psomiadhi, e quajti rrugaç dhe djalë të keq “përfaqësuesin” e shqiptarëve, një farë Mici, duke e akuzuar se Mici nuk përfaqëson askënd nga shqiptarët. Këtu Psomiadhi nuk është se nuk ka të drejtë, bile ka shumë të drejtë, por mënyra e tij ia kthen të drejtën kundër. Me të vërtetë që Mici dhe Micët e tjerë nuk përfaqësojnë askënd, por kjo nuk do të thotë që Psomiadhi e Psomiadhët e tjerë të anatemojnë të gjithë emigrantët dhe nën petkun e pseudo-superpatriotizmit të kërkojnë Greqinë e pastër dhe pa emigrantë.
Dhe pasi kanë kërkuar këtë gjë, Psomiadhi e psomiadhët, deklarohen si miqtë më të mirë të shqiptarëve. Natyrisht një njeri që i do kafshët si Psomiadhi nuk ka se si të mos jetë “filozoos”- mik kafshësh...
Se për Psomiadhin, Plevrin, Karaxhaferrin, shqiptarët, pakistanezët e të gjithë emigrantët janë kafshë.
Kush nuk është grek, është barbar- kjo është parrullae bindja e tyre...
Ndaj them se me Prokrustin nuk bëhet dot kurrë dialog. Se dialogu me të është i pamundur!
Se që të bëhet dialog, nevojiten të dy palët dhe jo njëri të dialogojë, më saktë të monologojë, dhe tjetri t’i presë gjymtyrët, ta zgjasë apo ta shkurtojë sipas madhësisë së shtratit të tij...
Dhe më kryesorja: Dialogu është boshti kryesor i Demokracisë, në të cilët nuk besojnë të sipërpërmendurit, grekë e shqiptarë...

4 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

kaloooo

logistika-forotexnika είπε...

Kur degjova Psomidhin te njejten gje mendova. Ke perfaqson ende ai njeri(Mici)??? Me mire qe Psomiadhi reagoi ashtu, pasi tregoi sa Prokrust eshte. Shume shqiptar pyesin, perse nuk nxjerrim dhe ne nje njeri per te qene, qe te na perfaqesoj! Duke marre parasysh ke te vene perballe mediat nuk ia vlen qe nje njeri i virtytshem te na "perfaqesoj ne tv". Dialogu qe behet ne disa media eshte cdo gje tjeter pervecse dialog...

Ανώνυμος είπε...

Sipas mendimit tim, cdo epoke ka Prokrustin e vet, ashtu si dhe cdo popull!
Z. Psomiadhi, nese mund te quhet zoteri eshte shembull i vertete i ketij "fenomeni"!
Eshte shembull i vertete i njeriut dyfytyresh, ku nga njera ane thekson dashurine dhe mirenjohjen ndaj emigranteve ndersa njekohesisht nga ana tjeter i nenvlehteson ata sikur te jene njerez te nje Zoti me te ulet!!! Flas me kaq siguri, sepse e njoh nga afer kete person...
Ndoshta fraza " kush nuk eshte grek eshte barbar", megjithese eshte thene ketu e shekuj me pare ajo e ruan rendesine e saj akoma edhe sot!
Te njejtin mendim kam edhe per zotin Karaxhaferi, te cilin e kam degjuar personalisht ne nje bisede midis njerezish te rrethit te tij dhe gazetaresh te karakterizoje si "popull injorant" shqiptaret! Natyrisht, ai e kuptoj se beri nje "gafe" politike dhe u mundua ne nje menyre apo tjetren qe te marr mbrapsht thenien e tij. Ia arriti! Kjo gje nuk doli kurr tek mediat!

Gjithsesi,edhe ne si shqiptare duhet te pranojme "gabimet" tona. Se pari t'i bejme kritike vetvetes dhe se dyti te tjereve, qofte greke apo qofte shqiptare!

Mbi te gjitha te mundohemi te bejme dioalog edhe me Prokrustin edhe nese ky i fundit refuzon...
Ku i dihet krevati i tij mund te kalbet dhe veglat e tij te ndryshken!

ardi stefa είπε...

Bah!
Veshtire se mund te kalbet shtrati i Prokrustit!...