Κυριακή 18 Ιανουαρίου 2009

Manifesti i Blogger-istit

Manifesti i Blogger-istit
1- Bloget janë dialog- dialog i lirë, i pandaluar ndërmjet qytetarëve
2- Bloget janë një thirrje dhe ftesë për dialog, në mosmiratim dhe komunikim.
3- Bloget nuk e fituan interesin e shoqërisë sepse thonë gënjeshtra apo mashtrojnë. E fituan, pasi shoqëria a nevojë për një zë autentik.
4- Blogu është e drejta e secilit që të shprehë mendimin e tij. Nuk ka blogje informuese apo jo informuese. Nëpërmjet dialogut të gjithë diçka mësojmë.
5- Blogjet nuk i shkruajnë profesionistët, i shkruajnë qytetarët. Mundet që të shprehin cilëndo përvojë të tyre profesionale, mundet jo.
6- Bloggeristi nuk përdor fonde shtetërore apo kombëtare (si kanalet shtetërore apo gazetat) dhe, për këtë arsye nuk mundet të hyjë në kallëpe mënyra e shprehjes dhe përmbajtja e shprehjes. Bloggeri çmon madhësinë e pafundme të Internetit për të shprehur edhe opinionin e tij.
7- Shteti, mediat, sipërmarrjet dhe të gjitha organizmat ligjore të shoqërisë shqiptare, duhet që t’i ndjekin e lexojnë me kujdes Bloggerat dhe dialogun e tyre. Akoma më mirë do të ishte që të merrnin pjesë në mënyrë të barabartë në këtë dialog. Do të mundet që edhe ata të bëheshin më të mençur duke mësuar mendimin e qytetarëve të thjeshtë, në vend që të përpiqen që ta kufizojnë në kallëpet e tyre.
8- E drejta e Bloggeritstit që shkruajë lirisht mendimin e tij është e shenjtë. Në rast se në ato që shkruan, shkel dispozitat e përcaktuara ligjore, apo bën thirrje të ndryshme kundër humanizmit, lirisë, demokracisë, etj, etj, ekzistojnë procedura të përcaktuara për dëbimin e tij.
9- Në masën që nuk shkelen me synim të qartë kushtetuta dhe ligjet, anonimia është e drajta e blogerit.
Përgatiti Ardi Stefa

Δεν υπάρχουν σχόλια: