Σάββατο 31 Ιανουαρίου 2009

Jepet Geto me qira

Jepet Geto me qira
ARDI STEFA

Towards the door we never opened... T.S. Eliot
Të panjohur mes të panjohurve, atje do të mund të takohemi. Në barrikadat e ditëve. Të pushojë zjarri për të numëruar fotoret dhe humbjet.
Çfarë na revolton. Kjo shije e hidhur nga ngjarjet e (pa)ndodhura publikisht dhe të riprodhohen nga TV. Ndjenja se poshtë këtij qielli të parashikueshëm, përfundimi i historisë është i planifikuar qysh më parë. Të gjitha kanë ndodhur, të gjitha janë thënë, të gjitha janë jetuar. E kemi parë këtë film dhe vazhdojmë që ta shikojmë e ta shikojmë vazhdimisht të pandjeshëm tashmë.
Asnjë revoltë, asnjë pasion. Dua të them,asnjë revoltë serioze apo pasion i fortë për diçka, për një këngë, për një libër, për një ide. Një kërkesë e fuqishme për përmbysje, për përmbysje në jetën tonë, në jetët jetët tona.
Zhurmërisht të shurdhët dhe mbresëlënës të vyshkur. Të gjitha avollohen kaq shpejt. Një e vërtetë na rrethon, por na shpëton pa e kapur. Konsumojmë lakuriqësinë e saj, por sekretet rezistojnë. Vetëm kur zbulohen fitojnë drejtësinë.
Sikur të kemi humbur bastin, por të mos na interesojë më. Diçka është e mangët dhe nuk marrim mundimin të kërkojmë pjesën e humbur. Sikur të ishte koha e ngrisë, e palëvizshme. Por ne shtiremi se shkojmë dhe ecim përpara. Ku?
Ulërasin përpara nesh faqet e para të gazetave dhe “telepenxheret” se edhe sot lajmet janë tronditëse e rrënqethëse.
Ekskluzivet të panumërta: Kur do të bëhen zgjedhjet, këtu janë sondazhet e mira, skandalet, ilaçet e reja për sëmundjet e vjetra, hipokritët dhe “ulëritësit profesionistë të telepenxhereve” ndeshen me njëri- tjetrin me të njëjtat argumente të stërthëna e stërvjetëruara. Luftëra ortodokse dhe luftë antiortodokse me armë të pamoralshme dhe me fshehje akoma edhe më të pamoralshme.
Të humburit dhe fitimtarët. Të gjithë ne të humbur, gjithmonë disa të tjerë fitimtarë.
Të gjitha harrohen kaq shpejt. Konsumojmë të gjitha TV-zbulimet me shumë dëshirë. Dhe pastaj? Pastaj asgjë
Diçka të na rrëmbejë, një ide, një pasion, një vizion një synim. Asgjë nuk flakëron në jetën tonë publike. Të gjitha inerte, të palëvizshme, sikur të mbajnë frymën. Dilema nuk ekzistojnë, i rrëzuam idhujt e perënditë pa gjetur se me çfarë do t’i zëvendësonim.
Të gjitha zgjidhjet jenë më të këqija se problemi dhe për këtë i lemë mënjanë.
Vazhdimisht emigrantë, të pasigurtë dhe të çrregult shkojmë shekullisht, pasi asnjëherë nuk kishim një vend tonin.
Bagazhi ynë i vetëm, duarshtrëngime të shpërqëndruara, mendime të varfra, tërheqje të vogla, ëndrra modeste, përsëritje të pafundme të fatalitetit, vjedhje të së vetëkuptueshmes...
U vëmë zjarrin pa e kuptuar as vetë mundësive që të rikthehemi atje prej nga na kishin ndjekur përgjithmonë. Atë ç’ka nuk dogjëm, e përgatisim për ditët që do të vijnë. Bomba molotov të bëra vetë që zakonisht na shpërthejnë në duar.
Çmontues fajesh në një epokë të gabuar, të çuditshme.
Dhe poetët heshtin, nuk munden as ata, për fat të keq të shpëtojnë botën.
“Errësira e mesnatës është atdheu ynë i vetëm” dhe bashkë me të edhe mendimi se një tjetër botë, e vërtetë, guximtare, e ndjeshme e delikate, e hapur, antidoda e barbarizmit të ditëve, një ideogramë mendimi ekziston edhe pas përfundimit të bukurisë.
Le të ngushëllohemi me faktin që jeta nuk është një justifikim e argument, por it is remaining a perpetual possibility.

Δεν υπάρχουν σχόλια: