Τρίτη 13 Ιανουαρίου 2009

Plumba një “kolegu” blogerist...


Plumba një “kolegu” blogerist...
A. Stefa
Sameh Habib ka një blog të tijin në internet ashtu si shumë nga ne. Por Samehu blogun e tij e ka në Rripin e Gazës, pasi atje jeton.
Është 20 vjeç.
Në postimin e tij të fundit lexoj, me aq sa mundem të kuptoj nga anglishtja se ai kërkon dëshpërimisht NDIHMË.
Kërkon ndihmë për qindra e mijëra bashkëpatriotët e tij, të paarmatosur e civilë, të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore e ushqimore. Për qindra të plagosurit, të cilët kanë nevojë urgjente që të operohen, por sala operacioni nuk ka. Për fëmijtë e plagosur që kanë nevojë për t’u kuruar e ushqyer, por që as barna mjekësore, as dritë, as ushqime për ta nuk ka.
“Na bombardojnë nga të gjitha anët. Po qe se pyesni veten se si kam energji elektrike dhe shkruaj në internet, ju them se shkon me këmbë katër kilometra larg shtëpisë sime që të karikoj baterinë e kompjuterit, me frikën se nga çasti në çast ndonjë bombë apo plumb do të më marrë jetën.
Kanë kaluar dy javë nga fillimi i luftës, 77 të vrarë dhe 3.500 të plagosur. Çdo bombë është varr për dhjetëra civilë...”- shkruan Sameh në klithmën e tij rrënqethëse të dëshpërimit.
Nuk kam ndonjë simpati të veçantë për palestinezët, por klithma e tij më rrënqethi. Atij i dërgojnë me dhjetëra mesazhe nga Portugalia, SHBA, Franca, Brazili...
Ja një koment nga Brazili:
“Marcos Diarios said...
Dear Sameh,We are praying for you.Please stay safe.Marcos (Brazil)
(I dashur, Sameh, lutemi për ty dhe të lutem që të jesh i sigurtë – përkthimi në shqip)”
I dërgova edhe unë një mesazh solidariteti, me shpresën që të jetë gjallë dhe të mundet ta lexojë mesazhin tim dhe ato që i shkojnë përditë...

Δεν υπάρχουν σχόλια: