Σάββατο 27 Ιουνίου 2009

U mërzita prej pamjeve pa buzëqeshje!











U mërzita prej pamjeve pa buzëqeshje!
Ardi Stefa
U mërzita prej pamjeve pa buzëqeshje!
Kam kohë pa e parë buzëqeshjen tëndetë shndritshme në një fotografi me miq që të përqafojnë.
Një tryezë festive me shokë të ngushtë të thonë më tepër nga ato që fshehin në jetën e përditshme.
U lodha nga buzëqeshjet e shkëlqyera që shkëlqejnë si vitrina pas perdeve të intolerancës, arbitraritetit dhe hipokrizisë.
Çdokush e ka torturën e vet, por erdhi ora që ta ndash në tryezën e gjatë me miqtë.
Gota e verës ka shumë për të thënë, por ka nevojë për pak kohë që të nxehet zemra, derisa të mundet të çelet prapë.
E de se tashmë mendon gjithnjë e më shpesh savanin e shpirtit, por gëzimi nuk do shumë që të shpërndahet përsëri në mbulesën e pastër.
Mjafton të dijë se ende ekziston dikush që të qëndrojë deri në fund, përpara se të shuhen dritat dhe të mbështillesh nën mbulesat e shtratit tënd.
Sonte nuk më intereson se sa do të më shohin të lotoj, por më mjafton që do t’i shohësh ti shenjat, për të më marrë në përqafimin e ngrohtë e të fortë.
Po qe se ke ende cigare në pakëte, le t’i tymosim së bashku.
Po qe se në gotën time ka ngelur ndonjë pikë verë, do ta ndaj me ty.
Po qe se buzëqeshja jote ka më tepër forcë, le të shtyjë buzët e mia të mbyllura të nxjerrin psherëtimën.
Po qe se vështrimi im ka mundësi të kthehet diku, do të ketë një arsye të ngrihet prej tokës.
Të kam në mendje, sepse më ke në mendimet e tua, ofroj dorën time si patericë të më ndihmosh të qëndroj në këmbë, të prek që të mundesh të përkëdhelësh trishtimin tënd; të shoh që të mundesh të shpjegosh vështrimin tim; të buzëqesh që të mundemi të qeshim së bashku...
Të dua, sepse më do...

Δεν υπάρχουν σχόλια: