Τετάρτη 30 Απριλίου 2008

Kur nuk di se çfarë kërkon, nuk gjen!




Kur nuk di se çfarë kërkon, nuk gjen!

Ardi Stefa
Komunikimi është një medalje me dy anë! Njëra anë ka si bazë komplimentet dhe marrjen me të mirë të atij që është pranë... Për të më dëgjuar tjetri them ato që ai ka qejf të dëgjojë!
Ana tjetër e medaljes, ana e vështirë e komunikimit, është një bast shumë i madh... Duhet të them gjëra që kanë të bëjnë me njeriun përballë, të cilat janë gjëra thelbësore të jetës, të cilat e bëjnë të zbulojnë të vërtetën, të vërtetat e tij, të cilat asnjëherë nuk i ka menduar, ose edhe po qe se i ka menduar, i ka zmbrapsur, pasi nuk ka mundësi t’i komandojë, t’i përdorë, e mërzisin, e torturojnë, i krijojnë probleme, pasi duan përkushtim për t’i zgjidhur, dhe, natyrisht shumë punë personalisht.
“Njerëzit” e vegjël të komunikimit përdorin metodën e parë për të mbyllur sytë dhe veshët e atij që kanë përballë.
Thonë nënkuptimin e mendimit, atë që dihet, të sigurtën që duartrokitet. Kështu e lenë njeriun përballë në qetësinë e idiotësisë së tij, thjesht duke e dëfryer, e bindin se ato që ai mendon janë gjëja më e drejtë, pavarësisht se në jetën e tij bën të kundërtën...
Për të gjitha gjërat e këqija të botës e kanë fajin disa të tjerë..., atje jashtë..., dhe asnjëherë ai!
Këta njerëz “të vegjël” të komunikimit shpesh herë janë “gënjeshtarë” edhe me vetë veten e tyre. Gënjashtra e tyre ka arritur në të tilla nivele integrimi, që besojnë tashmë se ajo është e vërteta e tyre. Natyrisht, po qe se vë re me kujdes dhe studion jetën e tyre, konstaton “përrallën” e tyre.
Të “mëdhenjtë”e komunikimit janë studiues, njerëz, analiza e të cilëve është një ecje e vazhdueshme drejt së vërtetës...
Një korkim i vazhdueshëm i së vërtetës...
Asgjë s’është e sigurtë për ta..., as edhe vetë njohja e vetvetes...
Të gjitha janë mbi tryezë dhe ata kërkojnë kompozimin që përbën ideologjinë e re, sistemin e ri të vlerave që do të krijojë mundësinë e një grupi të caktuar njerëzor për të arritur diçka që e kanë përcatuar si objektiv...
Kjo është çështja..., e vërteta...
Dhe çfarë është e vërteta? Edhe ajo është një program i vazhdueshëm kërkimi për ta.
Një studim i “të pastrës” dhe “transparentes” në një epokë ku gjithçka është e përzier, e turbult dhe e paqartë!
Të “mëdhenjtë” e komunikimit thonë gjëra që zakonisht e kthejnë botën përmbys.
Shohin në ato pika ku të tjerët nuk shohin rrugëdalje...
Për ta: “Rruga pa krye ka vetëm një rrugëdalje... vendosmërinë”!
Kjo është pika ku mbështetet komunikimi i “të mëdhenjve”.
Vendosmëria, vendimi janë një rrugë e re për ta..., e drejtë ose e gabuar.
Askush nuk e di përgjigjen po qe se nuk e përshkon...
Por e drejta dhe e gabuara kanë të bëjnë me faktin se ku duan të shkojnë në të vërtetë njerëzit.
Objektivi final i njeriut është ekzistenca e një objektivi. Në rast se nuk ka objektiv në udhëtim, udhëtimi i shndërron turistët e jetës, gjahtarë të pamjes, të bukurive dhe jo të zbulimeve të bukurisë së brendshme të një vendi...
Vlera të shfaqet për njeriun është burimi i mendimit dhe i ndjenjave të tij. Më pas të gjitha zënë vendin e tyre, vendin që u përket. Po qe se nuk di ç’kërkon, nuk gjen.
Kërkoj do të thotë se e di ç’kërkoj...

1 σχόλιο:

Panorama de Fortim visto por Alida είπε...

Hmm..relative e gjithe kjo Ardi, per vete faktin sesh mund te thote "po kerkoj ate qe nuk e di"

Perse atehere: Sepse ti e di ate qe po kerkon brenda kesaj permbahet 'kerkoj ate qe nuk e di"

P.sh dhe e anasjellta, vete eksperiencat njerezore flasin per kete, shum here ne shprehemi qe mesova kete apo ate nga x eksperience, keshtu qe kjo nuk presupozon fare se ti mund te jesh nisur per te mesuar ato qe mesove nga kjo eksperience. Nga ana tjeter ky pohim mund te ishte pergjigje (shembulli i eksperiencave) mund te kishte si pergjigje "justifikuese" :"qellimi im ishte te mesoja dicka te re" , ky pohim nuk specifikon "çfare" por nuk mund te quhet se nuk ka objektiv:)

Nejse ne fund te fundit vijme ne ata qe konceptet vete jane relative ne shumicen e rasteve.

Gjithe te mirat !